Tensionet gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit janë përshkallëzuar edhe pranë Ministrisë së Mjedisit, ku protestuesit kanë arritur të hapin derën e institucionit dhe t’i vënë flakën.
Pamjet tregojnë momentin kur disa prej të rinjve ndërhyjnë në hyrjen e ministrisë, ndërsa pak çaste më vonë në derë shfaqen flakët.
Menjëherë pas këtij momenti, forcat e policisë kanë ndërhyrë me autobotin me ujë me presion, duke goditur turmën dhe shpërndarë protestuesit që ndodheshin përpara godinës.
Situata është pjesë e përplasjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës kombëtare së zhvilluar në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/pucvpScVyDU” title=”Protestuesit hapin derën e Ministrisë së Mjedisit dhe i vënë flakën” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>