Situata është tensionuar përpara ambienteve të Parlamentit ende pa shënuar ora 10:00, teksa në vendngjarje kanë mbërritur protestuesit e parë. Forca të shumta policie janë vendosur në perimetrin e sigurisë, ndërsa janë marrë masa të shtuara me gardhe metalike, autoblinda dhe autobotë me ujë për të garantuar rendin.
Protestuesit janë paraqitur të pajisur me vezë, presh dhe miell, duke paralajmëruar një aksion simbolik gjatë zhvillimit të protestës. Një incident është regjistruar në momentin kur në ambientet e jashtme të Kuvendit ka mbërritur automjeti i Kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi, ku një protestuese ka hedhur miell në drejtim të makinës së tij, duke shkaktuar tension për disa çaste.
Pavarësisht incidenteve të para, situata është mbajtur nën kontroll nga forcat e Policisë, të cilat vijojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet përreth Parlamentit. Masat e sigurisë mbeten të përforcuara për të shmangur përshkallëzimin e protestës dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rendit publik.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1034794002223575%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>