Protestuesit i’u dogjën flamurin| Çfarë shkruajnë mediat serbe për shqiptarët?

Protestuesit i’u dogjën flamurin| Çfarë shkruajnë mediat…

Protesta e mbajtur pasditen e sotme kundër Ballkanit të Hapur dhe vizitës së Vuçiç në Tiranë, nuk ka mbetur në hije pa u pasqyruar nga mediat serbe. Ndonëse autoritetet shqiptare u kujdesën që flamuri serb most ë prekej, duke lyer me graso shtyllat ku valvitej ai, sërish shqiptarët gjetën mundësinë për të shprehur revoltën e tyre. E ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak fqinjëve duke nisur artikujt me lajme bombastike kundër shqiptarëve.

Gazeta “Kurir” shkruan se ekstremistë shqiptarë, të ndihmuar nga nga shqiptarët e Kosovës, kanë protestuar kundër vizitës së Vuçiç si dhe kanë ndjegur simbolet serbe. Po ashtu, “Blic”, një media pranë qeverisë, i shkruan se djegia e fjalmujve serb në Tiranë është kryer pas një situate kaotike. Më e ashpër është treguar media “Alo,rs”, një portal i njohur për qendrime ekstremiste ndaj shqiptarëve. Në shkriimin e saj  e cilëson të tmerrshme situatën në Tiranë duke thënë se shqiptarët dogjën dhe kërcënuan Serbinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit