Dhjetëra qytetarë dhe protestues janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e aktivistëve të shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar përpara Kuvendit gjatë seancës plenare të kësaj të marte. Ata pretendojnë se protesta ishte paqësore dhe kundërshtojnë mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit.
Mes thirrjeve si “Arrestoni Ballukun, lironi protestuesit”, “Lironi djemtë tanë” dhe “Arrestoni Ramën”, qytetarët kërkuan lirimin e Dritan Goxhajt, aktorit Shkëlqen Bushi dhe protestuesve të tjerë të shoqëruar nga policia. Sipas tyre, disa prej protestuesve janë tërhequr zvarrë gjatë ndërhyrjes së efektivëve.
Protestuesit deklaruan se nuk do të largohen nga ambientet përpara Drejtorisë së Policisë deri në lirimin e të arrestuarve. Ata theksuan se do të vazhdojnë qëndrimin e tyre në shenjë solidariteti, duke e cilësuar të pajustifikuar ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F879166105248533%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>