Protestuesit shkulin gardhin, policia përdor sprej lotsjellës

Protestuesit shkulin gardhin, policia përdor sprej lotsjellës

Situata përpara ambienteve të Parlamentit ka agravuar, duke kaluar në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit e revoltuar kanë ndërmarrë një aksion në grup, duke tërhequr dhe shkulur me forcë gardhin metalik rrethues të vendosur në hyrje të pedonales, pranë godinës së Kuvendit.

Përballë kësaj tentative për të çarë kordonin e sigurisë, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të zmbrapsur turmën dhe për të rivendosur kontrollin në perimetrin e sigurisë. Situata ka mbetur për disa momente e tensionuar, me shtyrje dhe përplasje mes palëve.

Në përpjekje për shpërndarjen e protestuesve dhe stabilizimin e situatës, efektivët kanë përdorur sprej lotsjellës në drejtim të turmës. Pavarësisht ndërhyrjes, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonë, ndërsa forcat e rendit po mbajnë nën kontroll zhvillimet.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1044367411867907%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit