Tensionet përpara ambienteve të Parlamentit kanë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës, teksa situata në protestë vijon të mbetet e nxehtë. Në një moment gjatë tubimit, në zonën jashtë Kuvendit kanë mbërritur disa deputetë të Partisë Demokratike.
Sapo janë vënë re nga turma e protestuesve, këta të fundit kanë reaguar me thirrje dhe koret e tyre janë drejtuar edhe ndaj përfaqësuesve të opozitës, duke ndryshuar momentalisht fokusin e protestës.
Protestuesit kanë thirrur “Opozitë e shitur!”, ndërsa situata ka reflektuar tensione të shtuara në të gjithë perimetrin përreth Kuvendit, ku forcat e rendit vijojnë të monitorojnë zhvillimet nga afër.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2178970066005448%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>