Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen fizikisht me policinë

Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit,…

Tensione të forta janë shënuar sot jashtë Kuvendit, ku një grup protestuesish bllokuan hyrjen kryesore të godinës, duke vështirësuar ndjeshëm daljen e deputetëve dhe ministrave pas përfundimit të seancës plenare.

Teksa disa prej zyrtarëve nisën të largoheshin nga Kuvendi, protestuesit i pritën me vezë, duke i goditur gjatë daljes. Situata u tensionua edhe më tej me përplasje të përsëritura mes demonstruesve dhe efektivëve të Policisë.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës, në zonë u kërkuan forca shtesë sigurie, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe efektivët e Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë për të marrë nën kontroll situatën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit