Protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta automjetin e policisë

Protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të…

Protesta e mbajtur përpara Kuvendit u përshkallëzua në incidente të forta, ku tensionet kaluan nga hedhja e vezëve dhe miellit në përplasje fizike me forcat e policisë dhe akte të tjera dhune përfshirë këtu dhunimin e qytetarëve nga truprojet e deputetit socialist Ulsi Manja.

Në kulmin e tensioneve, në shënjestër të protestuesve përfundoi një automjet i Policisë së Shtetit. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, fillimisht makina u godit me gurë, ndërsa më pas protestuesit përdorën gardhe metalike, duke i përplasur disa herë mbi automjet. Si pasojë, mjeti pësoi dëmtime të konsiderueshme, mes tyre edhe thyerjen e xhamave.

Pas agravimit të situatës, forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur qetësinë në zonë. Gjatë ndërhyrjes u shoqëruan disa persona, ndërsa policia bëri të ditur se po vijojnë veprimet për identifikimin e të gjithë autorëve të përfshirë në dëmtimin e automjetit dhe incidentet e regjistruara.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit