Një incident është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një protestuese ka goditur me vezë deputetin socialist Ramion Kurti. Ngjarja ka ndodhur teksa deputeti ndodhej pas kordonit të sigurisë dhe barrierave metalike, ndërsa po bisedonte me qytetarë dhe pjesëmarrës në zonë.
Sipas pamjeve, protestuesja fillimisht ka tentuar ta godasë me vezë, por pa sukses, ndërsa në përpjekjen e dytë veza ka përfunduar në këmbën e deputetit. Pas incidentit, situata është normalizuar shpejt nga forcat e rendit të pranishme në perimetrin e sigurisë.
“Deputetë të shitur, nuk na përfaqësoni!”, janë thirrjet e protestuesve.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F27318901944385808%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>