Protestuesja: Nëse dikush po tenton të prish këtë protestë ne i hedhim në kosh

Protestuesja: Nëse dikush po tenton të prish…

Tensione janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit, ku militantë të Partisë Demokratike kanë tentuar t’i bashkohen protestës së studentëve, por janë kundërshtuar nga protestuesit. Këta të fundit nuk kanë pranuar përfshirjen e përfaqësuesve politikë në tubim, duke kërkuar që protesta të ruajë karakterin e saj.

“Nëse dikush po tenton ta prishë këtë protestë, ne i hedhim në kosh”, është shprehur një prej protestueseve, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë askënd të cenojë qëllimin e tubimit. Situata ka shoqëruar përplasjet verbale mes protestuesve dhe mbështetësve të PD-së.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit