Protokolli i bar-restoranteve/ Nëse punonjësi ka shenjat e Covid-it e lë punën në mes

Protokolli i bar-restoranteve/ Nëse punonjësi ka shenjat…

Kafe me kartë krediti/ Hapen pas 18 majit baret dhe restorantet. Distancë 1.5 metër mes stafeve dhe mbi 2 metër mes klientëve

Duke nisur nga 18 maji referuar udhëzimeve të Komitetit të Ekspertëve, do të hapen lokalet, baret dhe restorantet. Sigurisht që shërbimi nuk do të jetë më si më parë e po ashtu frekuentimi i tyre do të ndryshojë në masë. Në ‘e-albania’, janë publikuar kushtet higjieno-sanitare dhe protokollot që do të ndiqet. Një opsion i dhënë është pagesa me kartë krediti, në mënyrë që të shamanget prekja e parave kesh. Distanca duhet të jetë mbi 1.5 metër dhe duhet të ketë dezinfektues duarsh në hyrje të çdo lokali. Dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve në bar dhe restorant duhet të dezinfektohet dhe pastrohet në mënyrë të shpeshtë për të shmangur çdo infektim të mundshëm me COVID-19.

Referuar udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në punë nëse shfaq simptoma të COVID-19 dhe ka temperaturë 37.5. Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu çdo punonjës i bar-kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë te përgjegjësi nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë në lidhje me tavolinat duhet respektuar distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m. Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike. / Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit