Provimet e maturës/ Teza doli para se të mbahej provimi

Provimet e maturës/ Teza doli para se…

Permes nje postimi ne Facebook, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar shpërndarjen e tezave të provimeve të maturës, nëpër grupe të Whatsapp-it.

Postimi i plotë

Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Whatsapp-i para se provimi të mbahej.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!

Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.

Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit