“Provimet e semestrit të parë do jenë online”, firmoset vendimi

“Provimet e semestrit të parë do jenë…

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka firmos sot vendimin për zhvillimin e mësimit për muajt në vazhdim, pas kushteve që ka diktuara pandemia e Covid-19.

Sipas Hoxhës, provimet e sezonit të parë do të zhvillohen online. Ndërkohë provimet e tjera që për shkak të specifikës së lëndës nuk zhvillohen dot online, do të ketë një kthim të studentëve në auditore.

Por kjo do të ndodh nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve miraton kërkesën e pedagogut përgjegjës. Në pamundësi të zhvillimit të këtyre provimeve brenda këtij semestri do të caktohet një periudhë e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e sotme ka vendosur që të vijojë mësimi online në universitete për shkak të situatës epidemiologjike ndërsa pritet që brenda javës të ketë një vendim për sezonin e provimeve të studentëve në auditore.

Dokumenti:
WhatsApp-Image-2021-02-01-at-14.40.49-640x881.jpeg

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit