Provokacia?" Tifozi brazilian bën shqiponjën para futbollistëve serbë

Provokacia?” Tifozi brazilian bën shqiponjën para futbollistëve…

Pas kombëtares italianë të futbollit, Brazili është një shtet tjetër që gëzon mbështetje të madhe në Shqipëri. Ditën e djeshme kombëtarja latine u përball me Serbinë duke e mposhtur me rezultatin 2 me 0.

Një episod i veçantë do i bëjë shqiptarët akoma më të lidhur me Brazilin. Një tifoz brazilian bën shenjën e shqiponjës dykrenore, përpara futbollistëve të Serbisë, të cilët janë afruar tek tifozët për t’i përshëndetur në përfundim të ndeshjes.

Të shohim nëse edhe ky do konsiderohet si provokim nga serbët. I njëjti veprim i bërë nga Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqirit, kur Serbia përballej me Zvicrën u cilësua provokim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit