"Provokator”/ Erdogan arreston gazetarët që raportuan për tërmetin

“Provokator”/ Erdogan arreston gazetarët që raportuan për…

Presidenti turk Erdogan ka vënë në pranga disa gazetarë që raportuan ngjarjet nga tërmeti live. Një rast të tillë e ka treguar gazetari i pavarur Mir Ali Koçer, shtëpia e të cilit ishte 200 milje nga epiqendra e tërmetit më 6 shkurt. Ai tha se atë mëngjes menjëherë rrëmbeu kamerën dhe doli në terren të raportonte situatën dhe të intervistonte të mbijetuarit.

Gazetari ndau histori të të mbijetuarve në Twitter, por kjo po i kushton lirinë. Vetë ai ka treguar se tashmë është nën hetim me akuzat se ka përhapur “lajme të rreme” dhe kjo mund t’i kushtojë deri në 3 vjet burg. “Nuk mund t’i mbaja lotët natën e tërmetit”, u shpreh gazetari  Koçer, i cili është kurd dhe kontribuon në webfaqet e lajmeve pro opozitës.

Grupet për lirinë e medias thonë se me dhjetëra  gazetarë të tjerë janë arrestuar, ose penguar të raportojnë. Ndaj raportimeve të tilla reagoi edhe Presidenti Erdogan, i cili gjatë vizitës në një nga zonat e tërmetit u shpreh se ata që përhapin “lajme të rreme” dhe “shkaktojnë kaos social” do të ndiqen penalisht, duke i quajtur ata “provokatorë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit