Provokon Veliaj, dërgon Policinë Bashkiake tek Teatri Kombëtar

Provokon Veliaj, dërgon Policinë Bashkiake tek Teatri…

Bashkia e Tiranës dërgoi pasditen e sotme efektivë të policisë bashkiake për t’u komunikuar vendimin e kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.

Kjo ka tensionuar dhe situatën mes efektivëve dhe aktorëve që ndodheshin aty, por policia arriti të ngjisë vendimin në derën e Teatrit për t’u larguar më pas.

Regjisori, Edmond Budina, ishte i ashpër ndaj këtit veprimi duke u bëri thirrje kryebashkiakut të mos provojë ndërsa apeloi qytetarët të ngrihen në mbrojtje të Teatrit.

“Kujdes të mos derdhet gjak. Në pak minuta jemi shumë këtu dhe do të jemi shumë më tepër. Bëni kujdes dhe ruani mendjen, i bëj thirrje popullit të Tiranës të ngrihen dhe të marrin hunjtë”, tha Budina. /Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit