Provon cigaren për herë të parë, Beniada: Qenka shumë e shpifur

Provon cigaren për herë të parë, Beniada:…

Beniada Nishani, është banorja e parë në ‘BB VIP’, që nuk e konsumon duhanin.

Ajo nuk është parë kurrë me cigare në dorë, por Donaldi ia ka mbushur mendjen asaj që ta provojë, por për bukuroshen nuk shkoi aspak mirë.

Biseda mes tyre:

Donaldi: Duhet ta vesh në gojë. Beniada: Mos ma digj hundën. Beniada e pyet si ta thithë, por pasi Donaldi ia tregon, ajo mbytet.

Einxhel: Po pi cigare? Me çfarë rasti? Unë i jam lutur dhe më ka thënë që nuk e fus në gojë. Beniada: Çfarë shije, nuk më pëlqen.

Arjola: Unë të sugjeroj ta lesh, se kushdo që të sheh tani me cigare… Beniada: Do habitet. Einxhel: Nuk është aq keq ë? Beniada: Nuk ka kuptim fare, ka shije shumë të shpifur.

Në fund, modelja përpiqet ta fikë, por duket se as këtë proces nuk di ta bëjë, veprim që shkaktoi të qeshura te banorët e tjerë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit