PS e merr seriozisht shkarkimin e Metës, zbulohet mesazhi që u ka çuar Balla deputetëve

PS e merr seriozisht shkarkimin e Metës,…

Socialistët duket se e kanë seriozisht shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku të hënën nis mbledhja e firmave për shkarkimin e tij. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla, ai që iu ka drejtuar një mesazh kolegëve aktual të grupit, të cilëve iu kërkon firmën për shkarkimin e Metës.

Në mesazhin e Ballës thuhet se Meta ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës gjatë fushatës elektorale, dhe për këtë nisin procedurat e shkarkimit.

 “Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit,” thuhet në mesazhin që Balla u ka drejtuar kolegëve të tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit