PS nxjerr VIDEON ku ironizohet Sali Berisha, gjyshja me sklerozë njeh vetëm ish-kryetarin e PD

PS nxjerr VIDEON ku ironizohet Sali Berisha,…

Partia Socialiste ka realizuar një spot, ku ironizon ish-kryeministrin Sali Berisha.

Siç paraqitet edhe në video, një gjyshe me sëmundjen e sklerozës, po shikon edicionin e lajmeve.

Ajo nuk mban mend as pjesëtarët e ngushtë të familjes për shkak të kësaj sëmundje. Në atë moment shfaqet në televizor ish-kryeministri Sali Berisha dhe ajo e njeh menjëherë.

Sipas gjyshes, Berisha është akoma kryetari i Partisë Demokratike.

Videoja ironizon kandidimin për deputet të ish-kryeministrit.

“Jemi në vitin 2021 dhe Berisha akoma kandidon për deputet”,- thuhet në video.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit