PS paditet në SPAK/ Patronazhistët mblodhën fshehurazi të dhënat personale

PS paditet në SPAK/ Patronazhistët mblodhën fshehurazi…

162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, të përfaqësuar nga organizata rinore “GUXO”, kanë paditur në SPAK Partinë Socialiste për çështjen e zotërimit të paligjshëm të të dhënave personale për qëllime politike gjatë fushatës zgjedhore, të njohur gjerësisht si “patronazhistët”. Qytetarët e përfaqësuar nga kjo organizatë pretendojnë se mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të qytetarëve është bërë në mënyrë të paligjshme. 

Edhe më parë kjo dosje u çua në SPAK nga PD menjëherë sapo Lapsi.al bëri publike të dhënat e vjedhura të 910 mijë qytetarëve. Por prokuroria Speciale ndoqi një strategji të çuditshme duke mos marrë anën e qytetarëve të prekur që iu ishin vjedhur të dhënat, por duke hetuar se nga e kishin zbuluar gazetarët sekretin? 

Lexo me tej:

Le Figaro për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit

Ndërkohë që të gjithë specialistët e fushës këmbëngulnin se nëse kjo punë do të duhej të bëhej profesionalisht, duheshin ndjekur së paku dy rrugë. 

Së pari, duhej hetuar pranë E- Albania, nxjerrja e të dhënave nga serveri i së cilës lë gjurmë. Janë tashmë të shumta dëshmitë se qytetarë (madje dhe gazetarë) që gjenden prej vitesh jashtë, që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri, por që për arsye kërkese dokumentash kanë depozituar të dhënat e tyre tek AKSH, janë dekonspiruar.

Denoncimi me fakte i gazetarit: Databezi i PS-se është marrë nga E-Albania!

Rruga tjetër do të kish qenë të merreshin urgjentisht në pyetje ata persona, emrat e të cilëve figurojnë si patronazhistë dhe një mumër të konsiderueshëm të të cilëve Lapsi.al i ka vërtetuar që punojnë për llogari të rilindjes. Kush i ka urdhëruar të merreshin me ato të dhëna? Cili ua ka dhënë? Si iu ka rënë në dorë numri i telefonit, adresa, numri i kartës së identitetit të atij që duhet të mbikqyrin?

Patronazhistët pushtojnë shtypin botëror: BIG Brother përgjimesh në Shqipëri

Por, para se të bënte këtë, prokuroria dhe gjykata e posaçme preferuan të merren me ne gazetarët duke kërkuar sekuestrimin e zyrave, paisjeve dhe telefonave të tyre, një pistë aq e shtrembët sa e hodhi poshtë edhe gjykata e të drejtave të njeriut në Strazburg.

Aq këmbëngulës u treguan pinjollët e drejtësisë së re në këtë pikë, sa natyrshëm në publik lindi dyshimi: çfarë po kërkojnë realisht, atë që ka kryer krimin e vjedhjes të të dhënave të qytetarëve, atë që i përdori këto të dhëna personale për të përmbysur rezultatin e 25 prillit, apo thjeshtë tentuan të kapin atë që ka tradhëtuar nënën parti dhe ka nxjerrë në sipërfaqe krimin që ajo donte ta mbante fshehur?

Rama mbron patronazhistët, me të njëjtën alibi si Elvis Roshin (video)

Organizata rinore “Guxo” duke e shpënë sërisht këtë çështje në SPAK, i ka ringritur edhe njëherë këto dilema.

Pak ditë më parë  i njëjti grupim kanë depozituar një kërkesë tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave lidhur me punën e Patronazhistëve të PS-së.

Ata kërkojnë konstatim të paligjshmërisë të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste.

Një tjetër kërkesë e tyre është fshirja e çdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët dhe telefonat e Partisë Socialiste si dhe ndëshkimin e tyre.

Andi Bushati: SPAK, shpresë ASPAK

Çështja e patronazhistëve u hulumtua dhe publikua nga Lapsi.al përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas burimeve të

Lapsi.al, që vunë në dispozicion gjithë informacionet e përpunuara të qytetarëve, PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, dhe preferencat e tyre partiake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit