PS-PD nuk duan votën e emigrantëve, SHBA vihet në lëvizje

PS-PD nuk duan votën e emigrantëve, SHBA…

Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe copat e krijuara të Partisë Demokratike nuk kanë interes të mundësojnë votën e emigrantëve. Pavarësisht retorikave të shpeshta që bëjnë dhe pasimin e topit që i bëjnë njëri-tjetrit, interesi real për këtë ëshë zero. Përfitimet që kanë pa votën e emigrantëve janë mjaft të kënaqshme.

Duke parë situatën aktuale kur po skadojnë edhe afatet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë vullnet nga politika për votën e emigrantëve, kongresmeni amerikan Jim Himes i ka dërguar një letër ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushatit. Informacionin e ka publikuar Diaspora për Shqipërinë e Lirë, ku bashkëpresidenti i kësaj lëvizje ka zhvilluar një takim me kongresmenin për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës.

Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës! Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti i Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni”, thuhet në reagimin e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

Vota e emigrantëve përkthehet ndryshe si votë kundër PD dhe PS dhe figurave të këtyre forcave politike që kanë 30 vjet që nuk heqin dorë nga mbajtja e pushtetit. Për të pasur sa më shumë jetëgjatësi në pushtet, prferojnë të luajnë ping-pong me çështjen e votës së diasporës, duke dhënë premtime boshe se do miratohet sa në një proces zgjedhor në tjetrën. Faktet tregojnë se edhe mosmbledhja e komisionit të reformës zgjedhore, mund të jetë e qëllimshme, për të anashkaluar pikërisht çështjen e votës së emigrantëve. E thënë ndryshe, edhe në vitin 2025, kur qytetarët do të zgjedhin për deputetët e tyre dhe kryeministrin e ardhshëm, emigrantët do të jenë sërish “non grata”, pasi pengesën po e krijojnë vetë drejtuesit e partive politike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit