Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

Dje, me fakte, CNA.al tregoi se si gazetari, politikani i shndërruar në menaxher dhe bashkëpronar, në ortak të pronarëve të inceneratorëve në Shqipëri, Ben Blushi, i kishte bërë një shërbim nëpërmjet një “investigimi”, të njohurit prej tij Lulzim Berisha. Një prej personazheve të shumëpërfolura të grupeve kriminale në Durrës.

Një video e 2017-ës dhe një foto miqësore e mohuar në atë kohë nga Ben Blushi. Por, dje gazeta Shqip, i bënte shërbimin e radhës.

Historia e Ben Blushit me bandat dhe kriminelët nuk fillon dhe nuk mbaron me Lulzim Berishën, me atë që mohoi tre vite më parë dhe me atë që dje i shërbeu nëpërmjet një shkrimi. Fillon në Korçë me lidhje të forta më krimin. Me elementë  të  grupeve  kriminale të “Çobejve”, apo “Pesë dyqaneve”. Dy grupe të shumë përfolura në qytetin e Korçës, që me kalimin e kohës u shuan.

Por, Ben Blushi me ardhjen e tij në Korçë, u lidh fort me ta. Qëndronte sa me njërën bandë, dhe fuste turinjtë e lidhte miqësi te grupi tjetër. Herë tentonte t’i hidhte benzinë zjarrit, e herë t’i shfrytëzonte politikisht.

Shpesh e shikoje të pinte dhe të gëdhihej në avujt e alkoolit me ta. Histori ndoshta të më shumë se 18 vitesh apo 20 vitesh, por që janë fakte që çdo kush në Korçë i njeh. Ku ish-prefekti i atëhershëm, i kthyer në deputet, ishte një nga njerëzit që më shumë kalonte kohë me pjesëtarë të grupeve kriminale apo element të inkriminuar sesa me qytetarët korçarë. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit