Pse Çekia propozon ndalimin e udhëtimit pa viza për Shqipërinë

Pse Çekia propozon ndalimin e udhëtimit pa…

Shqipërisë mund t’i pezullohet udhëtimi pa viza në Europë, ky është alarmi që lëshon media belge, “EUobserver”, që sqaron se Çekia do të propozojë këtë vendim në BE.

Bëhet me dije se ky propozim vjen si mjeti i fundit, për Shqipërinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.

“Në veçanti, shtetasit e Turqisë, Tunizisë, Indisë, Kubës dhe Burundit hyjnë legalisht (pa viza) në rrugë ajrore në Serbi (dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri) dhe një numër shumë i madh i tyre shkojnë në mënyrë të parregullt në vendet anëtare të BE-së. thuhet”, thuhet në dokument.

Po ashtu dokumenti i Presidencës Çeke propozon disa masa për uljen e numrit të emigrantëve të paligjshëm.

Gjithashtu në njoftimin e saj vlen të theksohet edhe presioni diplomatik për Shqipërinë dhe Serbinë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer më shumë emigrantë të parregullt.

“Në rast se përpjekjet diplomatike do të dështojnë, BE-ja duhet gjithashtu të përgatitet dhe të marrë në konsideratë një listë të masave të tjera që mund të përdoren, duke përfshirë edhe në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave,” thuhej në memorandum.

Problemi i Ballkanit Perëndimor vjen shtatë vjet pas të ashtuquajturës krizë emigrantësh të vitit 2015, kur më shumë se 1 milion refugjatë hynë në mënyrë të parregullt në BE, shumica e tyre nëpërmjet Evropës Juglindore.

Arsye fillestare e vendosjes së këtij sistemi ishin shqetësimet e fundit të sigurisë me terrorizmin dhe krizën e emigrantëve.

Prandaj, ishte bërë thirrje për një menaxhim më të mirë se kush po hyn në kufijtë e BE-së.

BE-ja deklaronte vazhdimisht synimin e saj për ta bërë udhëtimin brenda kufijve të saj një përvojë më të sigurt.

Për të reduktuar procedurat dhe kohën e pritjes, si dhe për të adresuar shqetësimet e sigurisë, Komisioni Evropian (KE) ka dalë me një “zgjidhje” – ETIAS.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit