Pse Cristiano Ronaldo leu thonjtë me manikyr?

Pse Cristiano Ronaldo leu thonjtë me manikyr?

Cristiano Ronaldo lyen thonjtë me manikyr për mbrojtje shëndetësore, jo për stil – një praktikë e zakonshme mes sportistëve profesionistë

Një foto e Cristiano Ronaldos me djalin e tij ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, por kësaj here jo për ndonjë gol spektakolar apo stil jetese luksoz. Vëmendja u përqendrua tek thonjtë e tij të lyer me manikyr, duke hapur debate dhe komente të shumta mbi arsyen e këtij detaji. Ndryshe nga sa mund të mendohej, ky veprim nuk është për modë apo pamje.

Sipas podiatres spanjolle Elena Carrascosa Romero, manikyri i zi që përdor Ronaldo është një masë e kujdesit shëndetësor, që tashmë është përhapur gjerësisht mes sportistëve elitarë. Ky lloj manikyri përmban përbërës që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e thonjve nga dëmtimet e shpeshta.

Carrascosa thekson se sportistët, sidomos futbollistët, i nënshtrohen goditjeve të vazhdueshme dhe përdorin këpucë të ngushta, çka e bën strukturën e thonjve të tyre jashtëzakonisht të brishtë. Përdorimi i këtij llaku forcon thonjtë dhe vepron si një shtresë mbrojtëse kundër mykut dhe dëmtimeve të mundshme.

Në formulimin e këtyre llakëve përfshihen substanca aktive si amorolfina dhe ciklopiroksi, që luftojnë kërpudhat, por edhe elementë si biotina dhe keratina, të cilat ndihmojnë në rikuperimin dhe forcimin e thonjve. Manikyri mund të përdoret edhe për të mbuluar mavijosje apo çarje që ndodhin gjatë aktiviteteve intensive.

Për Ronaldon, ky detaj është thjesht një pjesë tjetër e regjimit së tij të rreptë për kujdesin personal. Disiplina e tij nuk ndalet vetëm në fushën e lojës apo në dietë, por shtrihet deri në vëmendjen për pjesët më të imëta të trupit.

Ekspertja e mbyll me një mesazh të qartë: “Kjo nuk është modë. Është kujdes i mirëfilltë shëndetësor. Dhe Cristiano e bën gjithmonë me përpikëri maksimale.”

Në fund, historia e thonjve të zinj të Ronaldos zbulon një tjetër anë të përkushtimit të tij për të qëndruar në nivelet më të larta edhe në moshën 40-vjeçare. Detajet bëjnë diferencën dhe ai e di më mirë se kushdo këtë rregull të artë të profesionalizmit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit