Pse duhen listat e mbyllura ose gjoja të hapura për kandidatë për deputet?

Pse duhen listat e mbyllura ose gjoja…

Nga Artan Fuga

Listat e mbyllura me militantë, ose listat gjoja të hapura mbushur me militantë, sigurojnë lidershipin kryesor të një partie, grupin minoritar që kontrollon partinë se e ka të siguruar zgjedhjen si deputet.

Nuk ka pikë rëndësie si deputet i shumicës qeverisëse apo si deputet në minorancë – nuk po e quaj opozitar sepse nuk dihet sa është!

Duke u vetëvendosur në krye të listave, ata marrin garancinë që vetëm me votat e militantëve të jenë të zgjedhur. Por nuk është vetëm kjo sociologjia e çështjes.

Lidershipi ruan edhe “nderin” e vet politik. Ai ndruhet se mund të marrë më pak vota sesa partia!!! Ku i shkon nderi politik pastaj???

Mund të ndodhi që një i fundit në listë të marrë më shumë vota sesa kryetari i partisë?  Me çfarë kapitali morali politik pastaj ky i fundit do të drejtojë partinë pastaj?

Prandaj, këto praktika me lista militantësh janë të kërkuara si uji a si ajri nga të gjitha lidershipet e partive. Askush sot nuk kërkon realisht dhe sinqerisht të kundërtën.

Bëni provë vendoseni ta zemë një sekretar të përgjithshëm partie në fund të listës të kandidatëve për deputetë dhe do të shihni sesi do të hidhërohet në fytyrë, do t’i trokasë te dera e kryetarit:

Zoti kryetar, çfarë qejfmbetje keni nga unë, o burrë? Ose do të japi dorëheqjen e parevokueshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit