“Pse ishte Renea te Teatri Kombëtar?”/ Rama debat me gazetaren: Harruan t’ju pyesin ju

“Pse ishte Renea te Teatri Kombëtar?”/ Rama…

Një debat është regjistruar mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares së Euronews Albania pak më parë, teksa ishin duke folur për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gazetarja ka pyetur Ramën se përse ishin forcat Renea të armatosura te Teatri Kombëtar mëngjesin e shembjes së godinës, por kjo duket se ka irrituar kreun e qeverisë.

Me tone ironike, Rama i është përgjigjur duke i thënë se kanë harruar të pyesin gazetaren dhe kolegët e mediave, ndërsa pretendon se forcat Renea kanë qenë te Ministria e Brendshme jo tek Teatri.

Pjesë nga debati:

Gazetarja: Pse ishin forcat Renea aty?

Edi Rama: Harruan t’ju pyesin ju dhe kolegët tuaj, harruan t’ju marrin mendimin ju. Me Policinë e Shtetit jeni korrekt dhe mos e përbaltni me dyshime dhe fantazira.

Gazetarja: A është e ligjshme prania e forcave Renea aty?

Rama: Aty ku, aty ku, aty ku… Ata nuk kanë qenë në zonën e Teatrit, por kanë qenë te Ministria e Brendshme sepse nuk do konsultohen me mediat për punën e tyre. Ajo pamje është një spekulim i madh dhe një turp i madh për ju që xhironi forcat Renea kur s’kanë asnjë lidhje me Teatrin. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit