'Pse kaq shumë vdekje tani në Ballkanin Perëndimor?'/ Avokati Altin Goxhaj: Rajoni po përdoret sipas oreksit të OBSH dhe Soros

‘Pse kaq shumë vdekje tani në Ballkanin…

Europa Perëndimore ose siç njihet nga ne BE-ja por dhe shumë vende të tjera të botës kanë nisur hapjen gradual, pavarësisht koronavirusit.

Në shumë vende të botës qeveritë kanë hapur ose kanë caktuar datat për nisjen e shkollave në shtator, në një kohë që jeta është normalizuar me gjithë masat e sigurisë.

Por ndryshe edhe nga shumë vende të rajonit, në Shqipëri më tepër se sa vala e koronavirusit, është agjit-propi qeveritar me gjasë i diktuar nga organizma të huaj, që po mbjell kudo panik.

Janë të shumë zërat që aludojnë ose përhapin tymnajë se në Shqipëri në muajin shtator do të rikthehet mbyllja ose karantina izoluese.

Madje si për ta përforcuar këtë, sot gjatë gjithë ditës televizionet pranë qeverisë ose që punojnë apo kanë drejtues të lidhur me projektet e Fondacionit, kanë mbjellë panik pa fund gati në të gjithë kronikat e lajmeve.

Qytetarët të ndodhur në gjithë këtë tollovi dhe “trahana” informative, me të drejtë janë nën trysni dhe panik, pasi nuk dinë se si të sillen përball kësaj situate.

E vetmja që po hedh dritë mbi këto plane deri tani zyrtarisht është “Lëvizja për Shqipërinë”, aktivistët dhe anëtarët e të cilës kanë marrë si mision detyrën e sensibilizimit të shoqërisë shqiptare mbi këtë farsë të kamufluar nën emrin e “koronavirusit” ose “pandemisë”.

I njohur si përfaqësuesi ligjor i “Lëvizja për Shqipërinë”, por edhe një nga zërat më kundërshtues të Rilindjes, Avokati Altin Goxhaj, është munduar përsëri edhe sot të sqaroj një nga zhvillimet më të fundit lidhur me këtë situatë.

Nëpërmjet një statusi ku sqaron arsyet e rritjes së numrit të infektimeve në rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, Avokat Goxhaj, është munduar që të qetësojë shqiptarë mbi këtë projekt opskurantist.

Statusi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj në Facebook:

“Pse kaq shumë vdekje tani në Ballkanin Perëndimor?

Pse po rriten infektimet tani në Ballkanin Perëndimor?

Sps vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vetmit që bëjnë çfarë u thotë OBSH + BE + Soros!

Sps Ballkani Perëndimor duhet si Plagë e Hapur, si Fuçi Baroti e PLANdemisë për ta përdorur si vatër justifikimi për çdo rast që ta ulin dhe ta ngrenë PLANdeminë në Europë sipas halleve që kanë në SHBA dhe ti përdorin vendet e Ballkanit si emergjencë vaksinash (dmth ti testojnë një herë në vende si i joni)”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit