Pse kjo foto e femrave ushtare ukrainase po diskutohet në rrjete sociale?!

Pse kjo foto e femrave ushtare ukrainase…

Disa imazhe të publikuara nga Minsitria e Mbrotjes së Kievit, të cilat përjetësojnë ushtaret ukrainase teksa praktikonin për një paradë ushtarake, kanë ngjallur idinjatë.

Në foto shihen gratë teksa marshojnë në mënyrë të përsosur por që mbajnë këpucë me taka në vend të çizmeve tradicionale.

Por kjo ide nuk është pëlqyer nga disa parlamentarë pranë ish-presidentit Petro Poroshenko dhe është kritikuar ashpër në media sociale.

Siç raportohet nga Guardian paradë në fjalë është ajo që do të mbahet më 24 gusht për 30 vjetorin e pavarësisë së vendit pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Zgjedhja e këpucëve ka shkaktuar gjithashtu një valë kritikash në mediat sociale.

“Historia e një parade me këpucë me taka është një turp i vërtetë,” shkroi gazetari Vitali Portnikov në Facebook, duke argumentuar se disa zyrtarë ukrainas kanë një mentalitet “mesjetar”.

Një tjetër komentuese, Maria Shapranova, akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes për “seksizëm dhe mizogjini”:

” Takat e larta janë një tallje për gratë, ato janë të imponuara nga industria e bukurisë,” shkroi ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit