Pse lideri i lidhur me korrupsionin nuk do të heqë dorë kurrë nga pushteti?

Pse lideri i lidhur me korrupsionin nuk…

Vitin e kaluar, Rusia mbajti një referendum mbi reformimin e Kushtetutës, me dispozitat e të cilit regjimi synonte të lejonte një tranzicion të rregullt për Vladimir Putinin, në një moment të caktuar në të ardhmen. Por reforma përfundoi duke qenë pak më shumë se sa një anulim i kufizimit të mandateve presidenciale në të cilat mund të shërbente Putini.

Ekspertët kanë shpjeguar një truk i tillë, sugjeron se presidenti rus nuk ishte i gatshëm të shfaqej si një “rosë e çalë” në sytë e shoqërisë dhe elitave politike, disa vjet para përfundimit të mandatit të tij. Njëherazi, të gjitha shanset ishin që ai të largohej nga presidenca pas vitit 2024, shkruajne mediat e huaja.

Por pas ngjarjeve të fundit në Rusi, ka shumë të ngjarë që ai të mos i lërë asnjë alternativë sundimit të tij të përjetshëm. Në vetëm disa vite, imazhi i Putinit në mesin e qytetarëve rusë, ka kaluar nga ai i një “udhëheqësi kombëtar të fortë e të drejtë”, tek një lider i lidhur me korrupsionin dhe i fiksuar pas luksit.

Akuzat për përfshirjen e tij personale në vrasjen e mbetur të tentativë të Aleskei Navalnit vitin e kaluar, nuk lënë asnjë shans për një të ardhme të sigurt post-presidenciale. Nuk ka gjasa që imuniteti i përjetshëm nga ndjekja penale në Rusi, apo edhe siguria e ofruar nga Shërbimi Federal i Mbrojtjes – apo për shembull, një post simbolik në parlament – t’i japë atij një ndjenjë të sigurisë personale.

Putini e di më mirë se askush tjetër, koston që do të kishte lejimi i sundimi i ligjit në vendin e tij. Gjithashtu ai e di shumë mirë, se ku mund të çojë humbja reale e levave të tij të pushtetit. Në kushte të tilla, një transferim i pushtetit qoftë edhe tek një nga ndjekësit më besnikë të Putinit, është bërë jashtëzakonisht e pamundur.

Çdo zëvendësim i tillë, do të trashëgonte të njëjtat kompetenca të pakufizuara që gëzon tani presidenti rus, gjë që do të thoshte se rusët mund t’i kthenin shpatullat paraardhësit. Dhe përpjekja për ta mbajtur nën kontroll presidentin e ri, do të ishte shumë e rrezikshme.

Një Dmitri Medvedev jo karizmatik dhe besnik gjatë presidencës së tij të shkurtër, tregoi  periodikisht një pavarësi të tepruar në vendimmarrje. Dhe kjo në kohën kur Putini gëzonte ende një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, dhe mbetej udhëheqësi i vërtetë në sytë e tyre.

Tani popullariteti i tij është në kuotat më të ulëta historike. Për më tepër, ai nuk zotëron as burimet, dhe nuk më as idetë e guximshme se si të rifitojë dashurinë e dikurshme që kishin njerëzit për të. Prandaj, çdo pasardhës i Putinit do të tundohet herët a vonë që të distancohet sa më shumë nga ai, dhe kjo do të thotë se ai nuk do të ishte më nën kontrollin apo ndikimin e tij.

Por, edhe nëse supozojmë se Putinit mund t’i garantohet një imunitet i përjetshëm nga ndjekja penale dhe një jetë e rehatshme në pension, kush do ta mbrojë atë nëse sistemi politik rus, ndoshta më i brishtë nga sa duket, do t’i japë mundësi që të ngjiten në pushtet kundërshtarët e tij ideologjikë?

Një vështrim në hapësirën post-sovjetike, ofron shumë shembuj të udhëheqësve kombëtarë dikur të dashur, që kanë përfunduar pas hekurave të burgut. Në Kirgistan, presidenti Almazbek Atambayev pranoi ta transferonte pushtetin tek një bashkëpunëtori tij i ngushtë, dhe shumë shpejt e pa veten në burg.

Në Armeni, ish-presidenti Robert Kocharian, u arrestua pas revolucionit popullor të vitit 2018, edhe pse e kishte lënë detyrën 10 vjet më parë. Përpjekjet aktuale të opozitës për të organizuar protesta në shkallë të gjerë në rrugët e Rusi, do ta nxisin Putinin që të reflektojë mbi këtë gjë.

Për sa kohë që ai vetë kontrollon levat e pushtetit dhe nomenklaturën, mund të jetë i sigurt se për hir të shpëtimit të lëkurës së vet, do të jetë në gjendje që të përdorë absolutisht të gjitha burimet, dhe të japë çdo urdhër që i pëlqen. Por kush e di se si do të sillet presidenti i ardhshëm në një situatë të tillë.

Vetë ideja që fati i Putinit mund të varet të tjerët, do të jetë thellësisht e pakëndshme dhe e papranueshme për të. Situata ndërkombëtare, do ta shtyjë Putinin që të vazhdojë të qëndrojë në krye. Ai mbahet peng nga iluzionet mbi një komplot botëror kundër Rusisë, nga përpjekjet për ta dobësuar vendin e tij, apo për ta ndarë atë në disa pjesë.

Por përfundimisht, kjo narrativë kthehet në një rreth vicioz. Në fillim, autoritetet ruse e kanë bindur veten se përreth kanë shumë armiq. Pastaj fillojnë të sillen sikur vendet e tjera janë që të gjitha armike të Rusisë. Duke pasur një reagim të ashpër ndaj këtyre veprimeve, autoritetet ruse mendojnë se frika e tyre është e konfirmuar:miqtë nuk do të vendosnin sanksione, ndërsa armiqtë e vërtetë kanë nevojë për një përgjigje të ashpër.

Prandaj në horizont, nuk ka asnjë perspektivë për një detantë apo përmirësim real të marrëdhënieve me Perëndimin. Dhe nuk ka gjasa që në kohë kaq të vështira për vendin, lideri kombëtar, siç e konsideron veten Putini, të jetë i gatshëm që ta braktisë Rusinë. Kjo do të thotë, se ai ka nevojë të qëndrojë në krye dhe të shpëtojë atdheun.

Sistemi i mirëmbajtur i autoritar i ruajtjes së pushtetit, i ndërtuar nga vetë Putini, e ka kthyer në një peng krijuesin e tij. Siç iu tha Princit të Vogël “Mbretërit nuk zotërojnë. Ata mbretërojnë mbi të”.Në këtë rast, mbreti nuk zotëron më as jetën e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit