“Pse ma këqyre gruan te Check-in”/ Plas grushti tek Aeroporti i Prishtinës

“Pse ma këqyre gruan te Check-in”/ Plas…

Disa persona janë zënë me grushte në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” për shkaqe banale. Mësohet se dy persona kanë filluar të debatojnë pasi njëri akuzonte tjetrin se i shikonte gruan kur prisnin radhën për bërë check-inin.

Më pas debati i tyre ka degraduar në dhunë fizike duke përfshirë dhe persona të tjerë. Si pasojë mbetën të plagosur disa persona dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkaq, shtatë persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rrahje janë shoqëruar për stacionin policor në Lipjan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit