“Pse na preve rrugën”/ Dy të rinjtë rrahin infermierin në spitalin e Beratit

“Pse na preve rrugën”/ Dy të rinjtë…

Dy të rinjtë kanë dhunuar një infermier në Spitalin e Beratit. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur natën e djeshme brenda ambienteve të Repartit të Urgjencës në këtë spital.

Sipas të dhënave të policisë,  e dy të rinjtë kanë qenë në korridorin e spitalit kur janë përplasur me infermierin Shehu dhe duke i kërkuar llogari se përse u kishte prerë rrugën. Ata fillimisht kanë debatuar ashpër me infermierin, më pas e kanë goditur këtë të fundit me grushte e shkelma dhe të dy janë larguar nga spitali në drejtim të paditur.

 Mësohet se pas hetimeve të kryera, policia ka arritur të identifikojë dy të rinjtë që goditën infermierin Ernito Shehu dhe janë shpallur në kërkim.

Infermieri ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se infermieri nuk kishte njohje të mëparshme apo konflikt me këta shtetas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit