Pse nuk i besova protestës?!

Pse nuk i besova protestës?!

Shkrim nga Gazeta Atdheu

Specialistët dhe patronazhistët, shoqëritë civile të blerë, për të parandaluar një protestë reale që mund të derdhet nga njerëzit e vërtetë që nuk kanë bukë, organizuan një protestë për të rimarrë opozitën që mund të lind. Ndërkohë që Rama po luan lojën e mandatit të tretë, po instalon një sistem ku gjithçka do te kontrollohet prej tyre duke nisur e dështuar vetë protestat. Lulzim Basha njeriu që nuk e ka kërkuar kurrë pushtetin, por mjaftohet me përqindjet që Rama i jep nëpër tendera, ne vend që të ngrinte popullin, na paraqet si një opozitë norvegjeze, planin me shtatë pika si zgjidhje. Duke qenë se as opozitën nuk ka ndërmend ta bëj, i duhet specialistëve të Rilindjes të bëjnë edhe opozitën. Mediat pranë qeverise qe ia kalojnë edhe ERTV për lëpirje, filluan të bëjnë lajmin për këtë protestë. Do ketë njerëz dhe s’do ketë arrestime. As për leje nuk do të këtë nevojë, thjesht do bëhet një marshim dhe do të shkojnë te hajnë darkat në restorantet luksozë ose nëpër shtëpitë me tavolinat që do të jenë plot. Ata që duhet të çohen në protesta e që nuk kanë çfarë të hanë, do të jenë te zhgënjyer se as kjo protestë nuk ia zgjidhi hallin. Aktorë që u ngritën për teatrin me komande, u rreshtuan krah qeverisë. Sot këta njerëz do i prijnë protestës dhe do ndalojnë së beri protestë duke treguar që lideri suprem do i përgjigjet masës me masa ndaj bizneseve, ulje te çmimeve edhe ky vete si një hallexhi që nuk mund ta blejë bukën 20 lekë me shtrenjte. Në këtë teatër ata që do zhgënjehen do të jenë ata që mezi po mbyllin muajin. Edhe sikur të zgjasë edhe pak, janë miliona në xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve. Ndaj sa herë të shikoni protestë, shikoni çfarë qëllimi kanë. Kush media i mbështet. Këtë protestë e mbështesin mediat pro qeveritare, e mbështet edhe Luli, e mbështesin edhe patronazhistët, rilindasit, specialitët. Ndërkohë protestat kundër vaksinës nuk i transmeton asnjë media, pasi ata që dalin, janë njerëz te thjeshte, por që Rilindja nuk i do, as Luli, as këta qe dalin sot në protestë. Rilindasit do protestojnë për çmimet dhe të gjitha mediat do ta japin, ndërsa atë kundër vaksinës, atë jo! Zgjidhni vetë nëse doni të jeni në një proteste te vërtetë apo ne një show te rilindjes?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit