“Pse nuk i hape derën gruas me fëmijë"/ Shoferi i urbanit të Kamzës rreh pasagjerin

“Pse nuk i hape derën gruas me…

Shoferët e urbanëve në vend janë shumë problematikë dhe shpesh herë bëhen pjesë e skandaleve. Janë të shumta rastet kur qytetarët denoncojnë se shoferët dhe fatorinot e urbaneve sillen shumë keq, apo edhe kanë vënë në rrezik jetën e pasagjerëve nga papërgjegjshmëria. Ditën e sotme një denoncim i ngjashëm është bërë  për urbanin e Linjë së Kamzës.

Një qytetar ka denoncuar se shoferi i urbanit ka dhunuar fizikisht një pasagjerë, përse ky i fundit i kërkoi që t’i hapte derën një gruaje më fëmijë, që po vraponte për të hyrë në autobus. Në atë momente shoferi është nxehur dhe ka shpërthyer në ofendime dhe grushte ndaj pasagjerit.

Grushte në autobusin e Kamzës…Ora 9.25, shoferi i mbyll derën një zotërie dhe bashkëshortes së tij që mbanin fëmijën në krah. I kërkohet të hapi derën edhe nuk pranonte. Ora 9.37 në terminalin e autobusave veri-jug, vjen një zotëri dhe i thotë shoferit pse zotërisë me fëmijë në krah nuk i hap derën. Shoferi e ofendoi dhe e dhunoi zotërinë dhe ka përfunduar gjendja keq”, denoncon qytetari.

Ndërsa kujtojmë se pak javë më parë fatorino i urbanit të Tiranë së Re, dhunoi me levë një pasagjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit