Pse nuk po vaksinohen më shqiptarët? Fico: Ramazani e ka ngadalësuar procesin

Pse nuk po vaksinohen më shqiptarët? Fico:…

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se procesi i vaksinimit është ngadalësuar për shkak të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në një konferencë për shtyp, Fico ka shpjeguar edhe skemën e vaksinimit të grupit të transportit.

PJESË NGA INTERVISTA:

Vaksinimi, pse janë zgjedhur ata të transportit ajror, dhe jo ata të rrugores?

Fico: Do jenë në diferencë të vogël kohore. Në qarkullimin ajror nuk kemi përgjegjësi kombëtare por ndërkombëtare. Numri është shumë më i vogël sesa ata të transportit urban. Por me sasinë e vaksinave që kemi marrë, ky grup do menaxhohet menjëherë.

Sa është sasia e vaksinave që kemi, dhe është vënë re numri i ulët e personave?

Fico: Po na vijnë edhe 300 mijë vaksina të tjera, ndërsa totali është diku në 700 mijë. Sa i përket çështjes së vaksinimit, edhe ne e monitorojmë procesin në disa dimensione. Ramazani e ka ngadalësuar procesin e vaksinimit. Nuk ka asnjë arsye tjetër veç kësaj feste. Është shans për të mos rënë pre e SAR-CoV-2.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit