“Pse o Zot pse”/ Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, miqtë e kujtojnë në rrjetet sociale: Do të mungosh jashtë mase

“Pse o Zot pse”/ Vrasja e 15-vjeçarit…

Dhimbja në Gramsh vazhdon ende për Fation Bicin që u vra me thikë nga shokët e tij, pas një konflikti të ndodhur fillimisht në rrjetet sociale. Pas krimit të rëndë, miqtë e të miturit i kanë kushtuar mesazhe të ndjera në rrjetet sociale.
‘Zemra ime do të mungosh jashtë mase. Humori, buzëqeshja, zemra jote’, shkruhet në një video që mban foton e Fationit.

Edhe në prononcime për mediat ata janë shprehur të tronditur për çfarë ndodhi, duke e përshkruar Fationin si një djalë të rregullt, shembull dhe q ë punonte shumë.

Policia ka arrestuar katër adoleshentët, teksa autori kryesor është shprehur para hetuesve, se Fationin e ka vrarë, pasi ai e ka goditur me grusht. Ngjarja e rëndë tronditi gjithë qytetin e Gramshit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit