Pse po përhapet kaq shpejt Covid? Përfaqësuesi OBSH: Ja 3 gabimet që bëhen çdo ditë

Pse po përhapet kaq shpejt Covid? Përfaqësuesi…

Skender Syla, përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, shpjegon pse po përhapet kaq shpejt COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, shkruan se është e gabuar që maska nuk po mbahet në çdo ambient. Sipas tij, maska duhet të mbahet edhe gjatë komunikimit me të afërmit, me kolegët e punës por edhe miqtë e afërt.

“Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar;

Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.

Mos bëni këto 3 gabime më lart. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën. Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”, shkruan Syla.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit