Pse po shkon për skrap, avioni 350 mln $ që ka fluturuar vetëm 30 orë?

Pse po shkon për skrap, avioni 350…

Avioni u porosit nga qeveria e Arabisë Saudite për përdorim nga princi i kurorës, por ai vdiq vetëm disa muaj para se ta merrte në përdorim. 

Ka kryer vetëm 16 fluturime dhe ka qëndruar vetëm 30 orë në ajër. Por ky Boeing 747 prej 350 milionë dollarësh i blerë për t’u përdorur si një avion privat po shkon drejt skrapit. 

Avioni, i destinuar fillimisht për një anëtar të familjes mbretërore saudite, ishte ndalur për gati 10 vjet në EuroAirport Basel Mulhouse Freiburg, në kufirin midis Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë. 

Atje priste formimin e brendshëm luksoz, gjë që nuk ndodhi kurrë. Dhe pasi dështoi të gjente një blerës të ri, Boeing përfundimisht fluturoi në Pinal Airpark të Arizonës, një “varrezë” avioni ku avionëve të dekompozuar u hiqen të gjithë pjesët e tyre dhe ruhen për një kohë të pacaktuar. 

Avioni në fjalë është një BBJ, ose ‘Boeing Business Jet’, një version shumë i modifikuar i avionit klasik të pasagjerëve të Boeing që synon klientët qeveritarë dhe korporata, shkruan Money Review.

Avioni u porosit nga qeveria e Arabisë Saudite për përdorim nga princi i kurorës Sulltan bin Abdulaziz Al-Saud. Por princi vdiq në vitin 2011, vetëm disa muaj para datës që do të dorëzohej. 

Boeing bëri fluturimin e parë provë në maj 2012 dhe u dorëzua zyrtarisht në qershor të të njëjtit vit. 

Të dhënat tregojnë se në dhjetor 2012 ka fluturuar për në Bazel, ku vlerësohet se do të bëhej konfigurimi i brendshëm i tij, pasi këta avionë zakonisht dorëzohen bosh. 

Por kjo nuk ndodhi kurrë dhe avioni thjesht qëndroi në tokë për 10 vjet.

Ai doli në shitje në 2017 me 95 milionë dollarë, ndërsa çmimi i tij origjinal i listës është rreth 350 milionë dollarë. Ishte ende bosh dhe reklamohej si ‘gati për konvertim’ por nuk gjeti kurrë një blerës. 

Një pengesë e madhe për shitjen e tij ishte se pjesa e brendshme e avionit do të kushtonte diku nga 30 deri në 50 milionë dollarë. 

Në fund avioni u ble përsëri nga Boeing në 2022, me një kompani të quajtur Aircraft Finance Germany të listuar si shitës.  

Kështu avioni fluturoi për në Arizona më 15 prill 2022, duke i shtuar kreditit të tij edhe 10 orë të tjera kohë fluturimi. 

Në Pinal Airpark, të gjitha pjesët me vlerë të avionit janë hequr dhe puna e çmontimit të tij vazhdon. 

Dhe ndërsa jetëgjatësia e një 747 është zakonisht 25 deri në 30 vjet, ky është hequr pas vetëm 10 vjetësh. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit