Pse po shtohen rastet me Covid-19 dhe a do ta arrijmë imunitetin e tufës?

Pse po shtohen rastet me Covid-19 dhe…

E ftuar në “Wake Up”, Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve dhe zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur rreth shtimit të numrit të rasteve të reja në ditët e fundit. Ajo tha se me hapjen e vendit, kjo gjë pritej të ndodhte.

“Çdo program hapjeje shoqërohet me rritje, kudo është ky fenomen. Ne e prisnim! Kemi menduar dhe një maksimum numrash në rast hapjesh dhe se deri ku mund të përballohen. Këto numra që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë”,- tha Rakacolli.

Ajo shtoi gjithashtu se njerëzit kanë ulur vigjilencën dhe po sillen sikur virusi të ishte larguar.

“Vërtet u tha se do hapen të gjitha, bizneset e të gjitha me radhë, por këto duhet të jenë me protokolle, me maska, distancim etj. Këto nuk janë zbatuar fatkeqësisht, sepse po vëmë re se njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia.”

Për sa i përket imunitetit të tufës, Rakacolli u shpreh se duhet ta kaloje 60-70% e popullatës që të krijohet diçka e tillë. Prandaj për momentin duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat dhe të tregohemi të kujdesshëm derisa të dalë vaksina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit