Pse po vetëvriten shqiptarët në kampet e Anglisë?

Pse po vetëvriten shqiptarët në kampet e…

Tragjedia e shpopullimit ka bërë që shqiptarët të duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit dhe të mos duan të kthehen më në vendin e tyre. Duke mos dashur të kthehen, shqiptarëve u jepen dy rrugë, ku njëra është më e rrezikshme se tjetra. Të rinjtë shqiptarë që refuzohen nga autoritetet angleze duhet të deportohen për shkak se janë pa leje qëndrimi dhe për këtë shqiptarët shohin rrugën e paligjshme ku futen në botën e krimit dhe drogërave. Mirëpo një fenomen mjaft shqetësues po ndodh së fundmi në kampet e pritjes së refugjatëve në Angli.

Leonard Farruku, vetëm 27 vjeç, i ka dhënë fund jetës së tij të hënën e 18 dhjetorit.  Sipas raportimeve Leonard Farruku ka qenë në gjendje të rënduar të stresuar përpara se të kryente veprimin, ka shfaqur shenja depresioni Farruku ku kishte paguar 4 mijë euro për të kaluar me gomone kanalin e La Manshit për të arritur në Angli. Jeta e vështirë në Shqipëri e kishte detyruar të emigronte, por pa e ditur se do t’i kushtonte jetën. 27-vjeçari është shqiptari i dytë që ka vetëvrarë veten pas Alfred Dosku, i cili humbi jetën më 17 nëntor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit