Pse Rama nuk ua qan hallin edhe zjarrfikësve shqiptarë me rroga qesharake?

Pse Rama nuk ua qan hallin edhe…

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin e Shqipërisë me zjarrfikësit e Spanjës dhe Francës. Ai u u qau hallin zjarrfikësve atje që kanë rroga më të mira në Shqipëri, duke shprehur se po të jetë nevoja do tu shkojë në ndihmë. Ndërkohë, vetëm pak ditë më pas, në Krujë ishin zjarrfikësit shqiptarë ata që u përballën me “flakët e ferrit” për rreth 16 orë, duke luftuar për të mbrojtur banesat dhe qytetarët nga një zjarr që kërcënoi zona të banuara, një pikë shpërndarjeje gazi dhe madje edhe Spitalin e Krujës.

Mes tymit, temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë, zjarrfikësit qëndruan në vijën e parë pa u tërhequr. Pa luksin e mjeteve dhe kushteve ideale, por me përgjegjësinë e madhe përballë tyre, ata luftuan orë pas ore që flakët të mos merrnin shtëpitë e qytetarëve. Ndonëse zjarrfikësit ishin heronjtë e ferrit në Krujë, Rama nuk denjoi të ngrihet nga shezlloni dhe të lërë pushimet për tu qarë hallin zjarrfikësve shqiptarë. Qindra banorë u evakuuan, pacientët e spitalit u dërguan drejt Tiranës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe të tjera vijuan betejën gjatë gjithë natës. Në fund, fotografitë e tyre nga terreni tregojnë më shumë se çdo deklaratë, fytyra të lodhura, uniforma të mbuluara nga tymi dhe njerëz që nuk e kishin luksin të dorëzoheshin.

Prandaj, sot vëmendja duhet të jetë te heronjtë që ishin këtu, ata që për 16 orë u përballën me zjarrin për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve. Është e drejtë që Shqipëria të solidarizohet me zjarrfikësit e vendeve europiane, por po aq e drejtë është që zjarrfikësit shqiptarë të kenë pajisjet, mjetet, kushtet dhe vlerësimin që meritojnë. Sepse kur flakët mbërritën në Krujë, nuk ishte Rama që u fut në zjarr. Ishin ata, zjarrfikësit hero më të keqpaguarit në Shqipëri.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2240600280035748%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit