Pse refuzon qeveria të regjistrojë popullsinë e mbetur në Shqipëri?

Pse refuzon qeveria të regjistrojë popullsinë e…

Qeveritë në Shqipëri që nga viti 1945 nuk kanë bërë një rregjistrim të rregullt të popullsisë. Në vitin 2020 u shty nga pandemia, ndërsa në 2021 nuk u realizua për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme, kurse këtë vit u bë shkak dështimi i një tenderi për të prokuruar tabletët.

Bizneset dhe grupet e interesit e kanë të vështirë të zhvillojnë projeksione të sakta, pasi popullsia në vend është më e vogël se sa raportohet në shifrat zyrtare.

Regjistrimi i popullsisë bëhet 1 herë në 10 vite. Numërimi i popullatës është bërë rregullisht, përveçse në vitet 1940 kur vendi ishte përfshirë në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas INSTAT gjatë dekadës së fundit janë larguar 230 mijë deri në 600 mijë qytetarë.

Mryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se, “pasaktësia e të dhënave ose vështirësia në sigurimin e statistikave për kapitalin human po i vë në vështirësi sipërmarrjet në Shqipëri”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit