“Pse s’jeton djali im”/ 15 vjet nga “Gërdeci”, familjarët: Nuk kemi më besim te drejtësia

“Pse s’jeton djali im”/ 15 vjet nga…


Ditën e sotme shënohen 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Familjarët e viktimave kanë përkujtuar jetët e humbura të të afërmeve të tyre. Nëna e një prej të miturve që vdiq, pasi po punonte në një nga depot, ka shpërthyer në lotë dhe kërkon drejtësi për djalin që nuk i jeton më . “Pse s’jeton djali im.  Pse ishte fati i djalit tim. O shpirti i mamit”, u shpreh Zamira Durda.

Ndërsa vëllai i një prej viktimave, Shefkli Canit që humbi jetën tragjikisht në punishte, Ramazan Cani rrëfen se për dhimbjen e madhe që ka pësuar familja e tij. Ai u shpreh se dhimbja është edhe më e madhe në momentin që kjo ngjarje e rëndë, lihet në harresë.

Unë quhem Ramazan Cani në tragjedinë e Gërdecit më ka vdekur vëllai, Shefkli Cani, kanata dhe kushëriri im .Jam i befasuar sepse mundohen ta fshehin këtë ngjarje. Vëllai dhe nusja e tij ishin duke punuar dhe ndodhi ajo që ndodhi. Kanë lënë pas 3 çuna dhe një vajzë”, tha ai.

I pyetur nëse kanë vijuar të ndjekin zhvillimet e SPAK për vënien e drejtësisë së munguar, ai tha se nuk ia vlen më. Pasi drejtësia në këtë vend ka humbur dhe asgjë në botë nuk ua kthen familjarët në jetë.

Familja Durda ka çuar çështjen në gjykatë vite më parë, ku kërkon arrestimin e Fatmir Mediut, por ende edhe sot zvarriten nëpër gjykata.  28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi.

 SPAK ka hapur çështjen duke çuar për gjykim ish-ministrin Fatmir Mediu, ndërsa po heton dhe për akuza me të rënda si “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”.  Deri më tani është marrë në pyetje ish-ministrin Aldo Bumçi, ish-ministri Fatmir Mediu dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit