“Pse tani më thua je e shëndoshë dhe e vjetër”. Histori e denjë për filma, 44 vjeçarja zhgënjehet nga egjiptiani 20 vite më i ri: Doja s*ks me të që ditën e parë kur dolëm, burri nuk ma varte prej 10 vitesh

“Pse tani më thua je e shëndoshë…

Kur britanikja Joanna Girling u nis për në Egjipt në qershor 2018 me ish-bashkëshortin e saj, mezi priste ditët me diell buzë detit.

Por ajo nuk e dinte se do të binte në dashuri me një vendas 20 vjet më të ri, që ishte kamerier në hotelin ku ajo po qëndronte.

Punonjësja e supermarketit pranonte se nuk kishte shkuar në shtrat me burrin e saj prej rreth dhjetë vitesh, prandaj ishte e hutuar nga vëmendja që nisi t’i kushtonte 24 vjeçari Hassan Kahlied.

Joanna tregon: “Ashtu si shumë çifte të tjera të martuara ne nuk tërhiqeshim më nga njëri tjetri, por qëndronim bashkë për leverdinë e jetesës”.

Një natë kur ajo nuk ishte me burrin, Hassan iu afrua dhe e ftoi të eksploronin qytetin së bashku të nesërmen.

Ajo shpjegon: “Ai ishte shumë flirtues me mua dhe unë e dija që më kishte qejf. Ne flisnim dhe ai më bënte të ndjehesha seksi, për herë të parë prej disa vjetësh. Nisa të dal fshehurazi nga dhoma për ta takuar, kur John rrinte pranë pishinës.”

“Doja të shkoja në shtrat me të që prej ditës së parë kur e njoha, por Hassan më tha se në fillim na duhet një çertifikatë e rreme martese, pasi Egjipti është një vend strikt që nuk lejon seksin para martese dhe nuk mund të merrnim një dhomë nëse nuk ishin ‘të martuar’”.

Kështu për të zgjidhur problemin e tyre, Joanna e Hassan morën një çertifikatë të rreme martese dhe gjetën një apartament ku të bënin seks.

Ajo thotë: “Ishte e pabesueshme, ai ishte aq i ri e i zellshëm. Ishte seksi më i mirë i jetës sime. Ishte e mahnitshme për mua, pas rreth 10 vjet pa asnjë kontakt. Atëherë mendova se duhet të ndahesha nga bashkëshorti.”

“Martesa jonë ishte e marrë fund dhe kur u kthyem në shtëpinë e tyre në Norfolk, Britani, unë i tregova për tradhtinë. Ne nuk kishim fëmijë bashkë por kishim vetëm shtatë qen.”

Në muajt pas kthimit në Britani, Joanna vazhdoi punën e saj në supermarket dhe i dërgonte para Hassanit për ushqim dhe per te paguar faturat.

“I dërgova atij 400 paundë për ta ndihmuar. Nuk i kërkova prova, kisha besim se më tregonte të vërtetën”.

Në gusht 2018, Joanna u kthye në Hurghada, Egjipt, e ngarkuar plot me dhuratat që i kishte kërkuar Hassan, rroba këpucë, objekte tualeti madje dhe një shishe konjak.

Ajo thotë: “Kur shkova atje ai tha se duhet të marrë nën kontroll paratë e mia sepse në Egjipt është zakon që burrat të kujdesen për paratë, kështu që i dhashë 1100 paundët e pushimeve që kisha”.

Çifti morën një apartament me qera dhe kaluan ditë të bukura duke bërë plazh dhe seks pasionant.

“Ne gjithë kohën bënim seks, nuk ngopeshim me njëri-tjetrin, por pas afro dy javësh Hassan nisi të zhdukej, nganjëherë edhe disa ditë me radhë, duke thënë se duhet të vizitonte familjen e tij”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit