Pse u dorëhoq zv.ministrja simpatike e Drejtësisë? Arsyet që e çuan te vendimi...

Pse u dorëhoq zv.ministrja simpatike e Drejtësisë?…

Ishte emëruar në postin e zv.ministres së Drejtësisë vetëm 1 vit më parë, por sot Fjoralba Caka, është dorëhequr nga posti që mbante.

Caka shprehet se, arsyet e dorëheqjes janë “tërësisht vetjake” dhe nuk kanë lidhje me detyrën dhe aktivitetin e saj.

Caka zëvendësoi në këtë post, Teuta Vodën, e cila dha dorëheqjen pas kërkesës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për largimin e saj nga kjo detyrë.

Ministria e Drejtësisë muajt e fundit është përfshirë në një seri debatesh, pas kallëzimit penal të presidentit Ilir Meta në SPAK.

Meta kallëzoi ministren Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarëve të tjerë të këtij dikasteri.

Ata u akuzuan nga kreu i shtetit se, kishin shkelur rëndë Kushtetutën dhe kishin kryer një falsifikim me urdhrin e Gjonajt.

Ky falsifikim ishte për botimin në Fletoren Zyrtare të një vendimi të KED-së, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit