Pse u lirua Dan Hutra pas dhunës në familje?/ Zbardhen arsyet

Pse u lirua Dan Hutra pas dhunës…

Dy javë më parë Dan Hutra fitoi lirinë pasi përfundoi dënimin për akuzën e dhunës në familje.  Për këtë vepër 40-vjeçari u dënua me 1.6 muaj burg, por përfitoi ulje me një të tretën për shkak se ndaj tij u aplikua gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfunimisht me një vit burg.

Gjykata e Tiranës ka dalë me një sqarim për mediat dhe opinionin publik lidhur me vendimin për lirimin nga burgu autorit të masakrës me tre gra të vrara dhe tre të plagosura më 1 mars.

Sipas saj lirimi i Dan Hutra-s është bërë në datën 16.02.2023

Sipas këtij vendimi, vuajtja e dënimit fillon nga data 16.06.2022, kur i pandehuri është arrestuar. Gjatë gjykimit i pandehuri është gjykuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” nga data 16.06.2022 e deri më sot. Bazuar ne nenin 7 të Ligjit nr.7942 datë 31.05.1995 “Për hyrjen në fuqi të Kodit penal”, një ditë paraburgim e vuajtur nga i pandehuri nën masën “arrest në burg”, është e barabartë me një ditë e gjysëm burgim.

Në këto kushte, rezulton se i pandehuri e ka vuajtur të plotë dënimin me dt.16.02.2023, pasi kohëzgjatja e paraburgimit, që është duke vuajtur, është më e madhe se dënimi i caktuar nga gjykata”, shkruhet në shjegimin e gjykatës.

40-vjeçari akuzohet për 3 ngjarje të ndryshme që tronditën këtët të mërkurë kryeqytetin.

Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku Hutra mësyhu në banesën e ish-gruas së tij. Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku dhe plagosi atë dhe ish-vjehrrën.

Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamzë, ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeçe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit