Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontratën?!

Pse Veliaj paguan me miliona euro nga…

Vijojnë akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lidhur me cësthjen e kompanisë “Eco Tirana”, me të cilën bashkia ka një kontratë për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane në kryeqytet.

Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike shprehet se, Veliaj vazhdon të hesht për aferen e pastrimit të parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a .

“Eco Tirana nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet e kontratës edhe përsëri vazhdon të marr paratë e qytetarëve të Tiranës. Një vezhgim i thjeshtë na tregon së asgjë nuk është realizuar nga projekti i diferencimit të mbetjeve në burim, koshave të rinj, teknologjise së re të përpunimit sipas kontrates nuk është bërë!!!  Në fund të 2017 do e kishim në gjithë Tiranën, kosha të diferencuar dhe diferencimin e mbetjeve në burim. Sot jo vetëm që nuk është përhapur në gjithë Tiranën siç ishte parashikuar dhe premtuar por edhe në zonën 1 ku Bashkia Tiranë vendosi kosha për diferencim mbetjesh me propagande të madhe kanë dështuar. Mbledhja e mbetjeve nga makinat e kompanisë“Eco Tirana”  bëhet e përbashket në një makinë edhe e koshave blu dhe ato jeshil, që do të thotë diferencimi i mbetjeve ka dështuar”, shprehet Zhupa.

Ajo drejton disa pyetje që ngrenë dyshime për plane të errëta të kryetarit të Bashkisë së Tiranës:

  • Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontraten?!
  • A është qëllimi i “Eco Tirana” pastrimi i parave të pista të mafias italiane?
  • A është pastrimi i Tiranës thjeshtë një fasadë ndaj edhe nuk kryhet asgjë dhe përsëri nuk penalizohet?
  • A janë duke u zhvatur qytetarët e Tiranës vetem për ti shërbyer interesave mafioze të Veliaj dhe ortakeve të tij italiane?

Pyetjeve, sipas Zhupës, SPAK duhet t`i jap pergjigje duke hetuar per ceshtjen. “Koha e hetimeve të thelluara dhe daljes para pergjegjësive të Veliaj dhe kujdo tjetër është tani”, përfundon ajo.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/vb.1013310425407030/363610581281833/?type=2&theater

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit