Pse Zuckerberg i ka vendosur fëmijëve të tij emrat e perandorëve romakë?

Pse Zuckerberg i ka vendosur fëmijëve të…

Mark Zuckerberg ka qenë prej kohësh i magjepsur me Romën e Lashtë. Tani ai ka ‘triumviratin’ e tij. Bashkëthemeluesi i Facebook njoftoi sot lindjen e fëmijës së tij të tretë, duke zbuluar se ai dhe gruaja e tij Priscilla Chan Zuckerberg e kanë quajtur fëmijën Aurelia.

Emri Aurelia është një referencë për perandorin romak Marcus Aurelius dhe emri i referohet një prej perandorive më të fuqishme në histori.

Vajza e parë e 38-vjeçares quhet Maxima, një ndryshim i emrit latin Maximus. Vajza e tij e dytë quhet August në referencë të perandorit romak Augustus Caesar, të cilin Zuckerberg e ka quajtur një nga figurat më magjepsëse në histori.

Fiksimi i CEO me Romën filloi shumë përpara se ai të bëhej baba për herë të parë. Në një intervistë të vitit 2018 me New Yorker, Zuckerberg tha se u interesua për Romën e Lashtë ndërsa studionte latinisht në shkollën e mesme.

Ju keni të gjitha këto figura të mira, të këqija dhe komplekse. Mendoj se Augustus është një nga më magjepsësit. Përmes një qasjeje vërtet të ashpër, ai vendosi dyqind vjet paqe botërore”, tha asokohe Zuckenberg. 

Në të vërtetë, kur Zuckerberg dhe Chan u martuan në vitin 2012, çifti kaloi muajin e mjaltit në Romë, madje ai ishte aq i fiksusr sa fliste vetëm oër të. 

Gruaja ime po tallej me mua, duke thënë se mendonte se ishin tre persona në muajin e mjaltit: unë, ajo dhe Augustus”, tha Zuckenberg. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit