PSG-Leipzig/ Një dùel për një biletë në finalen e Ligës së Kampionëve

PSG-Leipzig/ Një dùel për një biletë në…

PSG apo Leipzig? Cili nga ekpiet do të prekë finalen e Ligës së Kampionëve për këtë sezon?

Ndèshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe PSG do të luhet sonte, prej orës 21:00. Si të gjitha 8 sfidat e fundit të këtij kompeticioni, ajo do zhvillohet në Lisbonë, në stadiumin “Da Luz”. Champions-i, pra, futet në fazën vendimtare të këtij edicioni. Dy nga katër skuadrat që janë ende të lojë do të sigurojnë finalen e madhe. Ndèshja mes Leipzig dhe PSG do të zbulojë finalistin e parë.

PSG vjen në këtë dùel pasi mpòshti “in extremis” Atalantën në çerekfinale. Në anën tjetër, Leipzig është surpriza e vërtetë e kësaj faze përfundimtare të Champions-it. Skuadra e Julian Nagelsmann mpòshti Atletico Madrid në çerekfinale, më parë kishte likuiduar edhe Tottenham e Mourinhos. Një rrugëtim i bujshëm, që meriton edhe finalen.

Formacionet e mundshme:
Leipzig (3-4-2-1): Gulacsi; Klostermann, Upamecano, Halstenberg; Laimer, Sabitzer, Kampl, Angelino; Nunku, Dani Olmo; Poulsen.
PSG (4-3-3): Sergio Rico; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Di Maria, Marquinhos, Gueye; Mbappé, Icardi, Neymar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit