
Sheikët kanë harxhuar miliona euro për të pasur një ekip vetëm me yje, por edhe yjet nuk mjaftojnë në këtë rast. Një situatë paradoksale po ndodh në kampin e PSG ku parizienët rrezikojnë të kenë portier në ndeshjen e radhës ndaj Nice për çerekfinalen e Kupës së Francë.
Afrimi i bujshëm, Donnarumma nuk është në gjendje të luaj për shkak të një dëmtimi që do e mbajë larg portës për të paktën edhe 10 ditë . Nga ana tjetër Navas është i grumbulluar me Kosta Rikën për ndeshjet eliminatore. Portieri i tretë Letellier, aktualisht është i dëmtuar dhe nuk dihet nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së hënës.
Nëse Letellier nuk shërohet përfundimisht, trajneri argjentinas do të duhet të marrë nga ekipi i të rinjve për ndeshjen e Nice. Dy opsionet në dispozicion të PSG-së janë Franchi dhe Lavalle, dy portierë të rinj që ende nuk e dinë se si është të debutosh me ekipin e parë dhe të hënën, do të shuajmë çdo dyshim për këtë situate aspak normale.