Ditët e para të vitit të ri shkollor kanë sjellë në vëmendje një tjetër episod shqetësues nga fenomeni që në JOQ është pagëzuar “psikiatria e TikTok-ut”.
Pamje të shpërndara së fundmi tregojnë nxënëse të cilat në vend që të ndjekin mësimin, zgjedhin të dalin live në TikTok me telefonat e tyre brenda klasës. Ajo që ka tronditur opinionin është gjuha që përdorin.
Vajza adoleshente dëgjohen teksa shajnë me fjalor banal komentuesit, ndërkohë që duken tërësisht të pashqetësuara ndaj prezencës së mësuesve apo opinionit publik.
Ky fenomen i shfaqjes së nxënësve në rrjet gjatë orëve të mësimit, i shoqëruar me mungesë respekti dhe fjalor banal, po ngre shqetësime mbi ndikimin e TikTok-ut në sjelljen e të rinjve dhe disiplinën në shkolla.